Qytetarët hezitojnë të vizitojnë muzetë, shkak pandemia globale Covid-19

09:13 | 14 Qershor 2020
A Z

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia globale Covid-19, ku u patën mbyllur shumë institucione, biznese, galeri dhe muze.

Konkretisht, edhe në Kosovë është mbyllur edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, e pastaj pas lirimit të masave nga qeveria e Kosovës, është liruar të vizitohen muzetë dhe galeritë në Kosovë.

Ciceronia e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Mimoza Dragusha, në një intervistë për arbresh.info, ka treguar rreth hapjes së muzeut dhe masave që do të përdoren për vizitë brenda muzeut.

Dragusha ka thënë se muzeun e vizitojnë shkollat, bashkatdhetarët dhe ndërkombëtarët.

“Këtu ka filluar më konkretisht me datën 18 maj, e po ashtu ka qenë dita ndërkombëtare e muzeve, se kur është hapur muzeu. Ka filluar jo një numër i madh i vizitorëve, por jo qysh kemi pasur viteve të kaluara. Vizitorë kemi e sidomos duke filluar prej shkollave, që kanë fundin e vitit që vizitojnë Muzeun Kombëtar të Kosovës, pastaj kemi bashkatdhetarët që vijnë shumë në këtë periudhën kur fillojnë vizitat që ata i kanë në Kosovë, po ashtu edhe kemi vizitor nga ndërkombëtarët”, ka thënë ajo.

Dragusha thotë se, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, prezantohen edhe eksponante qysh para historisë.

“Këtu në Muzeun e Kosovës, kemi ekspozitat bazë, që prezantohen eksponante qysh para historisë, ku fillon periudha e neolitit e paleolitit, bronzit, hekurit dhe periudhën romake, e pastaj deri tek lufta e fundit, ku përfundohet edhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ciceronia në Muzeun Kombëtar të Kosovës, Mimoza Dragusha.

Sipas Drgushës, muzeu nuk ka ndonjë prezantim të ri të eksponanteve.

“Një herë në muze i kemi vetëm këto ekspozitat bazë, e në vazhdim do të shohim për programet e tjera, që ne kemi shumë programe e shumë aktivitete, e tash varet se si sillet situata”, është shprehur ajo.

Ajo thotë se pandemia globale COVID-19, e ka dëmtuar muzeun, sepse vizitorët po hezitojnë të vijnë këtu.

“Pandemia globale e ka dëmtuar, sepse “ndoshta” po hezitojnë të vijnë, e për shkak që kufizimi dhe sa munden me ardh bashkatdhetarët e ndërkombëtarët, e pastaj e dimë që edhe shkollat janë të mbyllura, kështu që ne po presim e shpresoj që do të bëhet mirë deri në kohën e verës, që të vijnë sa më shumë të vizitojnë Muzeun e Kosovës, e janë të mirëpritur nga ne”, tha ajo.

Por, ndryshe ishte vitin e kaluar në tremujorin e parë ka pasur më shumë vizitor se sa tani.

“Jashtëzakonisht, vitin e kaluar ka pasur më shumë vizitorë, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, ku për gjatë gjithë vitit kanë qenë mbi 10 mijë vizitorë, e ndërsa tash në tre mujorin e parë, pra deri në muajin mars duke përfshirë edhe shkollat edhe studentët, e të gjithë ata që kanë qenë, ka qenë një numër deri në 4 mijë që kanë vizituar deri në atë kohë”, deklaroi ai.

Mimoza Dragusha theksoi në fund, se për vizitorët që vijnë për vizitë duhet të pajisen me masa mbrojtëse.

“Gjatë verës, pra masat që lejohen brenda në Muze që të vizitohet deri në dy persona brenda, të pajisen me masa mbrojtëse, si maska e doreza, e do t’i shikojmë ne, të udhëhequr nga stafi”, theksoi ajo.

Në muzeun e kombëtar të Kosovës, gjendet edhe dhoma e Hyjneshës në front, që i takon periudhës neolitit, 3500-4000 para erës së re, që është zbuluar në Prishtinë, që është gjetur tek ish0-therrtorja e përpunimit të pambukut, në vitin 1951, e është njëra ndër eksponantet që është kthyer e vetmja prej Beogradit.

“E gjithë kjo pjesa që janë të vendosura Hynjeshat, që janë zbuluar pas Luftës së fundit, në fshatin Bardhosh, në vitin 2002, ku kanë filluar gërmimet e janë zbuluar shumë e shumë eksponante, e duke përfshirë të gjitha Hyjneshat, ku në mesin e tyre e kemi edhe “Kentaurin”, ku nga mitologjia greke prezantohet në gjysmën e pjesë së trupit në formë të njeriut e ne pjesën tjetër si gjysëm-kafshe”, ka thënë ajo./E.Ballazhi/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale