Të larguarit nga Kumanova janë kthyer sot në shtëpitë e tyre, pas qetësimit të situatës. Ata thonë se nuk e kanë të qartë se çfarë ndodhi, derisa akuzojnë Nikolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin për montim të situatës. Ndërkaq, Kosova ka forcuar kufirin me Maqedoninë dhe Serbinë, duke dërguar forcat speciale në disa pika kufitare.
Janë larguar nga Kumanova nën krismat e automatikëve, por shumë prej tyre ende nuk e kanë të qartë atë çka ndodhi mëngjesin e së shtunës.
Pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë është vërshuar nga të ikurit që drejtoheshin drejt Maqedonisë.
Njëri nga ata që po kthehen në shtëpi thotë të jetë befasuar nga të shtënat dhe luftimi që ndodhën në Kumanovë.
Ai ka theksuar se pas kësaj, shqiptarët e Kumanovës do të jenë më të lirë sesa ishin para 9 majit, duke aluduar në atë që ai e quan shtypje të shqiptarëve nga Qeveria Maqedonase, raporton KTV.
Kjo rrugë dërgon në fshatin Bllacë dhe ky pikëkalim shpeshherë është përdorur për kontrabandim dhe kalim ilegal të kufirit.
Por, zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se që nga koha kur janë vendosur dhe po e ruajnë zonën e gjelbër, nuk ka pasur lëvizje nga asnjëra anë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se këto forca janë dërguar për qëllim të kontrollit dhe sigurisë në këto pika kufitare.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovës, pas incidenteve të ndodhura në Maqedoni, vazhdon me realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar.
Edhe në Gjilan, pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë e Maqedoninë është përforcuar me njësinë speciale.
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...