Qytetarët e Kukësit nesër në ora 10:00 do të zhvillojnë protestë paqësore në pikën kufitare në Morinë.
Kjo protestë është thirrur me qëllim të heqjes së pengesave për lëvizje të lirë të shtetasve të Shqipërisë, të cilët nuk janë të vaksinuar me tri dozat kundër Covid-19, raporton arbresh.info
Lajmin për këtë protestë e ka bërë të ditur organizatori i saj, Rakip Matmuja përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka shkruar Matmuja./arbresh.info/
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...