Pishina e Gërmisë, pas renovimit, përveç të mirave dhe sigurisë që ka sjellë tek qytetarët për shkak të zvogëlimit të thellësisë ajo siç duke u ka sjellë atyre edhe më shumë pastërti.
Këtë po e dëshmon edhe numri i madh i qytetarëve të cilët po e frekuentojnë këtë pishinë çdo ditë e sidomos në këto ditë vere.
Frekuentimi i qytetarëve në pishinën e Gërmisë ka bërë që sivjet edhe të thyhet rekordi i të gjitha kohërave për pjesëmarrjen e shumtë të qytetarëve.
E ata të cilët po e vizitojnë pishinën e vetme publike në komunën e Prishtinës, deklarojnë se edhe pse numri i njerëzve është i madh, pastërtia nuk ka qenë asnjëherë në këtë nivel siç është sivjet. E për ata pak papastërti që po krijohet ndonjëherë, fajin ua lënë vet qytetarëve që shkojnë aty, se nuk po kanë kujdes të duhur.
Habib Syla, thotë është hera e parë këtë vit që e viziton këtë pishinë, por thotë se vërehet qartë pastërtia prej viteve të kaluara.
Edhe Ardian Rexhepi, i cili është nga Prishtina dhe thotë se e frekuenton shpesh këtë vend, tregon se në dallim me vitet e mëparshme uji është tepër i pastër.
Gjithashtu, përmirësimi i të gjitha kushteve në këtë pishinë nga ana e komunës së Prishtinës, ka bërë që atë ta frekuentojnë shumë edhe bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Pas dy vjetësh renovim, Pishina e Gërmisë e cila është e vetmja që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës, për këtë sezon është hapur me 11 korrik. Në ditën e parë hyrja ishte falas për të gjithë qytetarët, të cilët u shprehën të kënaqur me punën që është bërë.
E renovimi më i madh dhe më i qëlluari që është mirëpritur nga qytetarët, konsiderohet të jetë zvogëlimi i thellësisë së ujit nga 4 në 1.8 metra.
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
Real Madridi has në ‘mur’ për Vitinhan, PSG nuk ...
Mbrojtësi i viktimave: Lufta e UÇK-së do të çonte në humbje ...