Tashmë kanë mbetur edhe pak minuta para se të nis seanca parlamentare, ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton arbresh.info.
E gjithë kjo ka bërë që qytetarët të mblidhen para Kuvendit të Kosovës dhe të protestojnë, votimin e qeverisë Hoti,
Qytetari Selatin Fazliu është njëri nga protestuesit.
“Vendin tonë e kanë marrë hajnat e kriminelët. Unë mendoj që Albin Kurti është njeri i duhur për qeverisje. “, tha ai.
Edhe qytetari Shefqet Krasniqi, është kundër qeverisë Hoti.
“Kjo qeveri është kundër popullit, kundër vullnetit të tyre. Ne e protestojmë qeverinë Hoti, duam zgjedhje”, u shpreh ai .
Ekipet e arbresh.info, po vazhdojnë të qëndrojnë para kuvendit dhe do t’ju mbajnë të informuar për të gjitha zhvillimet./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...