Kolona të gjatë andej e këtej kufirit.
Pika kufitare në Hanë të Elezit që lidhë Kosovën më Maqedoninë Veriore, këtë të hënë ka pas numër të shtuar të udhëtarëve, raporton Arbresh.info.
Të dy këto dy shtetet kanë hapur kufijtë dhe kanë larguar testimin PCR.
Disa qytetarë që kanë kaluar për arbresh.info, kanë thënë se e kanë pritur me pa durim largimi e kësaj mase.
“Më padurim e kemi pritur këtë ditë që të hiqet testi i COVID-19 për të kaluar kufirin. I kom fëmijët në Tetovë duke studiuar”, thotë njëra nga udhëtarët për arbresh.info e cila mëngjesin e sotëm morri rrugën për në Maqedoni Veriore.
E, udhëtari tjetër thotë se tash e 8 muaj nuk e ka parë vajzën e tij e cila është e marruar në Shkup.
“Tash e 8 muaj se kamë parë vajzën. Më padurim po pres ta shoh nipin. Uroj ma mos të këtë mbyllje të kufirit”.
Kujtojmë, se të dy vendet kanë vendosur nga sot të hapin kufijtë pa test COVID-19.
Mbyllja e kufirit ishte bërë në korrik për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuar më COVID-19./arbresh.info/

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...