Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se numri real i veteranëve të luftës do të duhej të ishte 15 mijë, të kategorisë luftëtarë.
Quni sonte në RTV Dukagjini ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë të gjithë veteranët e rremë.
‘’Numri i vërtetë i veteranëve luftëtarë do të duhej të ishte diku 15 mijë. Të tjerët, vetarënë që nuk i takojnë kësaj kategorie, por dy kategorive tjera. Nëse kërkojmë adresën e bastardimit të kësaj situate. Problemet fillojnë që në legjislacion”, tha ai.
“Komandatët kanë përdorur standard të ndryshme rreth definicionit. Pastaj ndikime politike, dhe në fund mungesa e ekspertizës për gjithë veranët e rremë. Por aty gjenden edhe veteran që e meritojnë atë status”, shtoi Quni.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...