Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, njofton të gjithë qytetaret e Kosovës se nga sot qumështi Aptamil pluhur për fëmijë do të rikthehet ne treg për konsum.
Në një komunikatë për media nga AUV, të gjitha mostrat e dërguara për analiza laboratorike të këtij produkti kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar për konsum.
“Në këtë rast ne morëm mostra për të vërtetuar sigurinë e këtij produkti, ku përmes rezultateve laboratorike u vërtetua siguria e tij. Inspektorati Sanitar i AUV-së me procesverbal ka vendosur se ky produkt është plotësisht i sigurt dhe lejohet për konsum. Sipas ligjeve në fuqi rezultatet e analizave laboratorike janë argumenti kryesor qe vërteton gjendjen shëndetësore të produkteve ushqimore”, thuhet në komunikatë.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump