Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian organizojnë pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës.
Sipas njoftimit, të ftuarve do t’u drejtohen ambasadori gjerman, kryeministri Albin Kurti dhe një përfaqësues i gazetarëve ukrainas që jetojnë në Kosovë.
Ngjarja do të nis në ora 17.00.
“Ambasadat e QUINT-it dhe Zyra e BE-së organizojnë një pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës. Veprimtaria do të përfshijë gjithashtu ekspozitë fotografike në Ukrainë. Anëtarët e medias janë të ftuar të pasqyrojnë këtë ngjarje. Pritja nderon gazetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë përmes Iniciativës Hannah Arendt të Qeverisë Gjermane. Të ftuarve do t’u drejtohen ambasadori gjerman, kryeministri Albin Kurti dhe një përfaqësues i gazetarëve ukrainas që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë