Pozita dhe opozita nuk po lëvizin nga pozicionet e tyre sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, ndonëse miratimi i kësaj marrëveshjeje është njëra nga dy kriteret, përfshirë këtu edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE).
Në anën tjetër, përfaqësuesit e shteteve më me ndikim në Kosovë, ata të SHBA-së e të Gjermanisë, thonë se pa e ratifikuar Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi dhe pa e luftuar korrupsionin s’ka liberalizim të vizave për Kosovën.
Zëdhënësi i ambasadës gjermane në Kosovë, Marten Menger, ka thënë për “Zëri” se liberalizimi i vizave tani është kompetencë e Komisionit Evropian, megjithatë ka nënvizuar se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara.
“Çështja e liberalizimit të vizave është kompetencë e Komisionit Evropian. Kosova tashmë ka plotësuar një numër të madh të kritereve për liberalizimin e vizave, mirëpo kriteret përkitazi me Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi dhe me dëshmimin e luftimit të korrupsionit kanë mbetur pa u përmbushur”, ka thënë Minger.
Ai ka shtuar se Ambasada gjermane nuk mund të japë ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë kjo pasi që, siç thotë ai, përmbushja e kritereve është detyrë e Qeverisë kosovare.
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...