Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë.
Osmani ka thënë se nuk mjaftojnë vetëm reagimet e dhëna qeveria e Kosovës, sot.
“Më e pakta që do të duhej të bënte qeveria e Kosovës është që të mos ulet në tavolinë të diskutimit me njerëz që japin deklarata të tilla”, ka thënë ajo.
“Kushdo që e fsheh krimin, ka kryer krim edhe vetë. Ivica Daciq njëherë ka bërë krim që ka qenë zëdhënës i Millosheviqit, e tash po bën krim të dyfishtë”, ka thënë Osmani.
Sot gjatë ditës kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë se Qeveria e Kosovës e kundërshton këtë mendësi duke kërkuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja të njëjtën gjë.
Ministrat serbë Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq ditëve të fundit kanë fyer shqiptarët, por edhe kanë kërcënuar. Vulin në vazhdimësi iu referua shqiptarëve me termin fyes “shqiptari”, kurse Daçiq në një formë kërcënoi serbët që tregojnë për varret masive të shqiptarëve nëpër Serbi. Daçiqi në një emision televiziv pyeti “se çfarë të bëhet me serbët që bëjnë budallallëqe dhe u tregojnë shqiptarëve për varet e tyre nëpër Serbi”. Kjo u vlerësua si kërcënim për serbët që të mos tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve./Arbresh.info/.
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë