Analisti Politik, Vigan Qorrolli ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë “dreqi kushtetues” për sistemin politik në Kosovë.
Qorrolli po ashtu ka thënë se një gjë e tillë do e rris pasigurinë juridike në vendimmarrjen e Kuvendit dhe Qeverisë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte dhe do të jetë “dreqi kushtetues” për sistemin politik të Kosovës. Pakicat e tjera etnike joserbe kundrejt pakicës serbe do të majorizohen nga kjo e fundit dhe ky fakt do ta rris pasigurinë juridike në vendimmarrjen e Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës.
Ata që e nënshkruan marrëveshjen në vitin 2013, atëbotë e bën pazarin pa hanxhiun, por tashmë ky Asociacion paraqet një obligim ndërkombëtar dhe Kosova nqs është shtet (sic!) duhet t’i zbatojë detyrimet e marra kundrejt palëve të treta.
Qeveria jonë sipas marrëveshjes së Brukselit, e më pas edhe verdikti i GjK — dështojnë ta dallojnë karakterin multietnik të shoqërisë kosovare. I japin fuqi ekstrakushtetuese serbëve kosovar.
Nëse lejohet funksionimi i tij, ky monstrum legal brenda sistemit tonë politik, do të jetë makiavelizmi i radhës i elitës tonë të paaftë politikisht për t’i rezistuar koncesioneve të reja kundrejt Serbisë.
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike