Në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po diskutohet lidhur me rekomandimin e QNR-së për shkuarjen në rinumërim të 300 vendvotimeve.
E përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka kërkuar informacione shtesë se pse duhet të bëhet një gjë e tillë, raporton portali arbresh.info.
“Sot e kemi rekomandimin për 303 vendvotime nga QNR, por kisha pas kërkesë për informacione shtesë dhe me na tregu cilat janë këto vendvotime që po marrim si KQZ. Thjesht ta trajtojmë rekomandimin ta procedojmë dhe rastet që i has Burimi në sistem na i sjell në KQZ dhe e marrim vendimin tjetër”, u shpreh ai.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Votave (QNR), Burim Ahmetaj ka rekomanduar që 300 vendvotime të shkojnë në rinumërim.
Kjo pasi që sipas, Ahmetajt në këto vendvotime ka formularë që janë shtypur gabimisht dhe ka mospërputhje të votave të subjekteve dhe atyre që kanë marrë kandidatët për deputetë./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...