Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje rreth gjendjes së të lënduarve në aksidentin tragjik në Gjilan.
Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka bërë të ditur se aktualisht në QKUK janë duke u trajtuar tre të lënduar. Sipas tij, të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar tri raste nga spitali i Gjilanit të lënduar në aksidentin tragjik. Mosha e tyre është prej 40 deri në 70 vjeçar. Janë prezentuar me lëndime të rënda trupore, por për momentin gjendja e tyre për momentin është stabile. Tek ne i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura, tash pritet që t’i dërgojmë nëpër klinikat adekuate që të vazhdon trajtimi i tyre”, ka thënë Syla.
Sipas tij, lëndimet janë më tepër në kokë, dhe janë lëndime të rënda, por gjendja e tyre për momentin është stabile.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...