Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka prezantuar të dhëna dhe informacione mbi numrin e pacientëve me Diabet Melitus që trajtohen në këtë institucion, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre.
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku, theksoi se diabeti mbetet një sëmundje kronike shumë e përhapur dhe se prek persona të të gjitha moshave, duke filluar nga të porsalindurit e deri te të moshuarit.
Sipas saj, Klinika e Endokrinologjisë ofron kujdestari 24-orëshe dhe gjatë vitit hospitalizon 800 deri në 900 pacientë. Ajo bëri të ditur se prevalenca e diabetit melitus në Kosovë është 7.9 për qind, ndërsa në baza vjetore trajtohen rreth 15 mijë pacientë, me një kapacitet prej 32 mijë shtretër.
“Diabeti është i shpërndarë gjithandej duke filluar nga të porsalindurit deri tek moshat e shtyra. Sëmundja e diabetit është një sëmundje kronike shumë e përhapur. Diabeti në botë po rritet për shkak të shtimit të obezitetit, për shkak të jetës së pashëndetshme dhe stresit. Ne në klinikën tonë funksionojmë në dy reparte: Reparti i Diabetologjisë dhe Reparti i Endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike.
“Në klinikë organizohen dhe mbahen kujdestaritë 24 orë përafërsisht hospitalizohen prej 800- 900 pacientë. Prevalenca e diabetit melit në Kosovë është 7.9%”.
“Diku rreth 15 mijë pacient i kemi brenda vitit i kemi 32 mijë shtretër. Kemi numrin shumë të vogël të të vdekurve pavarësisht komplikimeve të mëdha. Ajo se çfarë është shqetësuese është problemet me sëmundjet kardiovaskulare. Mosha që më së shumti që vijnë janë prej moshës 16 vjeç të prekur me diabet. Sot na ka ardh një donacion për gleukometër”, tha ajo.
Tutje, shefi i Repartit të Endokrinologjisë tha se sa i përket terapisë me insulinë, pacientët janë të furnizuar mjaftueshëm dhe nuk përballen me mungesa. Megjithatë, ai theksoi se sfidë mbetet furnizimi me disa barna./Arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia