Për 3 vjet të funksionimit të SHSKUK, nga viti 2014, deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka ofruar mbi 3 milionë shërbime shëndetësore për pacientë, me mbi 141 mijë operacione të ndryshme të realizuara në QKUK dhe shtatë (7) Spitalet e Përgjithshme që veprojnë në kuadër të SHSKUK.
Nga vitit 2014, deri në gjashtëmujorin e parë të 2017, në SHSKUK kanë qenë të shtrirë 603 mijë pacientë në klinika dhe reparte të ndryshme në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme. Janë ofruar 9.2 milion shërbime laboratorike, 4.5 milion shërbime ambulantore dhe 6 milion shërbime diagnostike dhe shërbime të tjera.
Sa i përket lindjeve, gjatë kësaj periudhe, ka pasur 81 667 lindje të raportuar nga të gjitha njësitë. Nga viti 2015 deri në periudhën e gjashtëmujorit 2017, janë kryer 287 859 shërbime të dializës nga të gjitha njësitë.
Janë kryer 78 mijë shërbime të tomografisë së kompjuterizuar (CT), në nëntë(9 CT) që funksionojnë në të gjitha njësitë e SHSKUK, po ashtu në një (1) rezonancë të vetme magnetike në sektorin publik, janë kryer 20 mijë shërbime. Për periudhën kohore të cekur më lartë janë kryer 1458 stentime, 3513koronografi dhe 257 pejsmejkerë.
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë
Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liri...
AME mban konferencë për media për menaxhimin e vërshimeve