Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përkatësisht, departamenti i Radiologjisë Diagnostike të gjinjve, ka njoftuar gjithë opinionin se gjatë gjithë muajit Tetor, me rastin e muajit te luftimit kundër kancerit të gjirit, të gjitha femrat mbi moshën 40 vjeçare, të interesuara dhe ato të cilat nuk kanë bërë mamografinë, gjatë këtij muaji mund ta bëjnë këtë falas.
Po ashtu, mund të bëjnë edhe ekzaminimet tjera shtesë sipas vlerësimit diagnostik nga ana e radiologut, përfshirë ultrazë, Rezonancë Magnetike dhe Biopsi të gjirit.
Orari i punës gjatë këtij muaji do të zgjatet dhe do të punohet nga ora 8:00 deri në 18:00.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...