Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka shprehur shqetësim për vonesat në furnizimin me barna të listës esenciale në QKUK, sidomos për mungesën e barnave në Klinikën e Pediatrisë, Pediatrisë Intensive dhe Repartin e Hematologjisë. “Mungesa e barnave të nevojshme për fëmijët mund të sjellë pasoja të mëdha për shëndetin e tyre madje dhe vdekjeprurëse për fëmijët”, thuhet në shkresën drejtuar ministrit Imet Rrahmani nga presidenti i KOMF-it, Gani Lluga
Vajza katër vjeçe po mjekohet për një infeksion në Qendrën Klinike Universitare. Mjekët i kanë rekomanduar terapi, mirëpo familjarët tregojnë se po detyrohen që për ilaçet kryesisht t’i drejtohen barnatoreve private. “Po detyrohemi me ble ilaçe, sepse në QKUK mungojnë disa nga ilaçet elementare”, thotë Lendita Morina, nëna e vajzës katër vjeçe që po mjekohet në QKUK.
Ajo ka treguar se mungesat janë të vërejtshme në të gjitha repartet e QKUK-së. “Po bisedojmë me pacientë dhe familjarë të tyre, shumica po blejnë ilaçet”, ka thënë Morina.
Mungesa e ilaçeve dhe detyrimi i prindërve për t’i blerë ato për fëmijët, është vetëm njëra nga pikat e ndjeshme që kanë shtyrë Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, që përfaqëson njëzetedy organizata joqeveritare, të shprehë shqetësim për gjendjen e fëmijëve në sistemin shëndetësor në Kosovë. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super çerekfinale të...
Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, hajdutët marrin ar dhe bizh...
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë