Në sallën operative të Klinikes Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer me sukses një operacion shumë i rrallë dhe i ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.
Në momentin e pranimit në Klinikën Emergjente, pacienti (një 27-vjeçar) e kishte prerë pothuajse komplet parakrahun e majtë me fleks, në vendin e punës.
“Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipi e Kirurgjisë Vaskulare që e udhëhoqi operimin, ekipi i Klinikës së Ortopedisë, Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe Neurokirurgjisë), bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient 27 vjeç duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën më distale të arteries radiale dhe ulnare, (arterie që ushqejnë dorën me gjak)”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses dhe pacienti pas 14 ditë hospitalizimi, sot është liruar për në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...