Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.
Në një njoftim për media, QKUK ka bërë të ditur se nga dita e enjte janë pezullur disa raste të operacioneve të paplanifikuara, raporton “Arbresh.info”.
“Nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike. Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”, thuhet në njoftim.
Nga dita e enjte, sipas këtij njoftimi, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.
Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.
QKUK, kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente./Arbresh.info
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...