Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anestezionit, kanë realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjike për të trajtuar një zgjerimin enorm (aneurizëm) të arteries karotide të brendshme në qafë.
Sëmundja është shumë e rrallë, sipas evidencës në librat e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar në Kosovë.
Nëse nuk trajtohet aneurizma e arteries karotide të brendshme në qafë është e shoqëruar me një rrezik të lartë për sulm në tru, ndërsa e rupturuar me një rrezik të lartë për vdekje.

Pacientes 71 vjeçare, e cila është ankuar për një të ënjtur në anën e majtë të qafës, ndjenjë të shtypjes, pengesa në përbirje dhe ka treguar për një sulm iskemik të kaluar në tru, i është larguar zgjerimi aneurizmatik, ndërsa arteria është riparuar me lidhje të drejtpërdrejt.
Pacientja ka qëndruar një natë në Njësinë e Mjekimit Intenziv, ndërsa në ditën e 5-të pas operacionit është liruar nga spitali.
Kjo ndërhyrje ka konfirmuar edhe njëherë kompetencën e lartë të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare për t’u marë me problemet e arterieve karotide, ndryshimet në të cilat janë një prej shkaqeve më të shpeshta të sulmit në tru./arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli