Në sistemin shëndetësor të Kosovës vazhdojnë të mungojnë gjërat elementare.
Në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), kryeqendrën shëndetësore të vendit, nuk ka mjaftueshëm karroca për bartjen e pacientëve.Si pasojë e mungesës së tyre, Klinika Emergjente e QKUK-së ka improvizuar një karrocë të shëmtuar nga druri, tregojnë disa fotografi që ka siguruar Insajderi.
Fotografitë shfaqin një karrocë të improvizuar nga një karrige druri, të cilës i janë vendosur disa rrotë për lëvizje si dhe të mbuluar nga një çarçaf.
Një qytetar që ka rastisur të dërgojë një familjar të tij për të marrë shërbim emergjent mjekësor pas një aksidenti rrugor të martën, ka thënë se familjari i tij është bartur për në dhomat e klinikës nga kjo karrocë e improvizuar.
“Ju lutem ta bëni publik këtë rast, të paktën dikush tjetër të ketë një karrocë më të mirë”, ka thënë ky qytetar./Arbresh.info/

Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...