Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili kërkon që të dalë me një vendim lidhur me kërkesën për faljen e të dënuarve të cilët janë duke vuajtur dënimin në institucionet korrektuese në Republikën e Kosovës.
QKRMT i drejtohet presidentit me këtë letër, pasi që ka evidentuar një interesim të jashtëzakonshëm si nga të dënuarit ashtu edhe nga familjarët e tyre për vendimin e faljes së të dënuarve. Njëherësh, kjo letër vjen në kohën kur kanë kaluar një muaj nga shënimi i përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 shkurti), në të cilën ditë të dënuarit kanë pritur vendimin për faljen.
Ndryshe, rreth 700 të dënuar kanë parashtruar kërkesë për falje gjatë vitit 2017. QKRMT e dërgon këtë letër në kuadër të mandatit të saj për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media të QKRMT-së.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...