Në Qendrën Kkryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi ka përgëzuar stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët
“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon. Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...