I është dhënë lamtumira e fundit biznesmenit kosovar, Albert Krasniqi, i cili u qëllua për vdekje nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Një numër i madh i njerëzve ishin të pranishëm në varrezat e Dragodanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit familjarit, mikut të tyre 35 vjeçarit Albert Krasniqi, shkruan arbresh.info.




Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00 tek garashi i banesës së tyre. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, mirëpo sot mbrojtësi i Skender Krasniqit, avokati Ramiz Krasniqi ka deklaruar se vrasja ka ndodhur aksidentalisht./arbresh.info/

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...