Vit pas viti qindra mjekë e infermierë lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani.
Kushtet jo të mira të punës, mungesa e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore vlerësohen të jenë arsyet që po shtyjnë mjekët të ikin nga vendi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Rreth 300 infermierë dhe mbi 150 mjekë vlerësohet se kanë lëshuar Kosovën gjatë këtij viti, për shkak se kanë gjetur punë në shtetet e Bashkimit Evropian.
As rritja e pagave nuk po i ndalon ata që edhe më tej të kërkojnë punë jashtë Kosovës, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. Ndërkohë, edhe pse në institucionet publike shëndetësore në vend shprehet nevoja për rekrutimin e stafit të ri, një numër i madh i mjekëve vazhdon edhe më tej të jetë i papunë.
E mosofrimi i mundësisë për të gjetur një punë edhe këta po i shtyn të drejtohen drejt shteteve tjera.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë i Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se mungesa e perspektivës në vend dhe mosgjetja e punës ka shtyrë shumë mjekë të largohen nga vendi
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan