Kosova sot po shënon 14-të vjetorin e Pavarësisë.
Në mënyrë tejet të veçantë e kanë uruar disa nga yjet shqiptare që dhanë shumë për këtë vend, shkruan arbresh.info
Përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Kulturës, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë uruar 14-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë na bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.
“Përshëndetje, unë jam Rita Ora. Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë. Ka aq shumë domethënie për ne, shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, u shpreh Rita Ora.
Urime përmes videos kanë dhuruar edhe xhudistja, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, gjithashtu edhe regjisorja Blerta Basholli, regjisori Sami Karahoda e skitarja Kiana Kryeziu. /arbresh.info/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes