Qeveria e Kosovës ka në rend dite votimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Portali arbresh.info merr vesh se mbledhja po mbahet online dhe i propozuar është ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, Samedin Mehmeti.
Mbajtjen e mbledhjes online e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.
“Takimi online i Qeverisë ende nuk ka përfunduar, ende është në proces të votimit”, është shprehur Baxhaku për arbresh.info.
Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë, para rreth tre muajve, ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti./arbresh.info/
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...