Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndajë mjete financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri në bujqësi, në komunat e Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nëse subvencionet ndahen menjëherë ata do të mund të marrin masa të shpejta, raporton arbresh.info.
Ai po ashtu kërkoi krijimin e një fondi për vitin e ardhshëm për këtë qëllim dhe të një grupi të posqaëm që do të përgatit fondin dhe rregullimin e sigurimeve.
“Si qeveri ne duhet të gjejmë një mënyrë për kompensim, jo ndoshta kompensim i plotë por për kompensim të dëmeve të shkaktuara këtë vit”, ka thënë Haradinaj.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se këto çështje nuk duhet të trajtohet vetëm kur njerëzit përballen me vështirësi por mbi bazën e preventivës.
“Do të mbrojmë punën dhe djersën e fermërëve”, tha Hamza.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë vetëm komunat Drenasi, Rahoveci, Ferizaji dhe Lipjani kanë kërkuar kompensim në vlerë prej 6,7 milionë euro./Arbresh.info
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja