Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës u shprehë ngushëllime familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani
Qeveria e Republikës së Kosovës, me shqetësim po e përcjellë gjendjen e rënduar pas vërshimeve në Gjermani, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dhjetëra persona ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim.
Bazuar në të dhënat zyrtare, deri në orët e paradites së sotme, si pasojë e vërshimeve, ka humbur jetën shtetasi i Kosovës Sh.D. si dhe një vajzë me shtetësi gjermane V.K. , që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës.
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës u shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Delija dhe Koxha. Në këto ditë të rënda pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet ambasadës dhe konsullatave të Kosovës, është duke përcjellë nga afër situatën në Gjermani dhe është në kontakt me mërgatën tonë në zonat e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë nevojë për asistencë të lajmërohen në çdo kohë në konsullatat më të afërta. Ky është numri emergjent i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, që është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...