Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se kur pritet të vijë kontingjenti i radhës me vaksina kundër Covid-19.
Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, tha se kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19 do të vijë brenda disa ditësh.
Sipas tij numri i këtyre vaksinave që do të vijnë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.
“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq fundi i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumë-fishin e këtyre”, tu shpreh Kurti./arbresh.info/
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...