Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka bërë me dije se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të sillet në në kuvend për votim, kur të kryej punën Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.
Ai këto komente i bëri sot në lajmet qendrore të RTK-së. “Jemi duke pritur raportin e komisionit për matjen e kufirit”, ka thënë ai. Berisha ka thënë se nuk mund të caktojë kohën kur do të dërgohet në kuvend demarkacioni, por sipas tij çdo minutë vonesë, është humbje për Kosovën.
Berisha ka thënë se qeveria ka punuar shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Po të ishte votuar demarkacioni me Malin e zi në vitin e kaluar sot do të kishim liberalizim të vizave dhe qytetarët e vendit do të mund të gëzonin lëvizjen e lirë”, ka thënë ai.
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...