Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ende nuk ka marrë vendim a do të vazhdojë Kosova të jetë pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s.
Kosova u bë anëtare fuqiplotë e CEFTA-s në korrik 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim. Marrëveshja për anëtarësim u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës. Edhe më tutje Kosova përfaqësohet në CEFTA përmes UNMIK-ut, raporton ekonomia online.
Me qëllim të lehtësimit të procedurave për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), vendet e Evropës Qendrore, Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, më 1992, formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).
Marrëveshja e CEFTA-s u bazua në konceptin e ekonomisë së tregut, pasi që shtetet anëtare mendonin se zhvillimi i mëtutjeshëm ekonomik mund të arrihet vetëm përmes promovimit të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së shëndoshë.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...