Analisti politik, Naim Rashiti ka bërë një parashikim se si do të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë së re, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria e re duhet të përbëhet nga 15 ose 16 ministri. Sipas Rashitit, LVV duhet të marrë postin e kryeministrit si dhe 6 ministri, LDK duhet të marrë zv.kryeministrin e parë dhe 7 ministri, kurse minoritet duhet të marrin 3 ministri.
Rashiti ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se kur të vjen koha, shefat e grupeve parlamentare të LDK dhe LVV propozojnë me konsensus kandidatin për President, me kusht që kandidatura të jetë i pranueshëm së paku edhe për një pjesë të opozitës, pra më shumë se votat e koalicionit qeverisës.
“Në rast të dështimit të këtij kandidati, sipas të njëjtës procedurë, shefat e grupeve parlamentare të LDK e LVV të marrin miratimin e opozitës për kandidatin/en tjetër për President. Natyrisht, posti i Presidentit nuk duhet të mbetet i rezervuar për liderët politik. Partitë parlamentare duhet të kërkojnë një kandidat (një nga deputetet apo përfaqësuesit politik) I cili merr mbështetje më të madhe politike në kuvend”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se nëse LVV dhe LDK zvarrisin procesin e formimit të institucioneve për shkak të balancimit të forcave, ato do të bëjnë atë çka qeveritë e kaluara kanë bërë, siç ka thënë ai “asgjë ndryshe”.
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...