Seanca që ishte paraparë të mbahej dje është shtyrë për një afat të pacaktuar në mungesë të kreut të Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinajt. Deputetët e opozitës së vendit po e shohin këtë shtyrje si shpërfillje të Qeverisë së Kosovës ndaj Kuvendit, pasi mungesat e tilla e bëjnë jofunksional atë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Tash e një muaj janë duke u shtyrë tri interpelancat parlamentare të kryeministrit Ramush Haradinaj për arsye të ndryshme.
Këtë herë seanca e së mërkurës, që në rend dite kishte këto interpelanca, është shtyrë për shkak se kryeministri Haradinaj ndodhet për vizitë zyrtare në Vatikan, shkruan më tutje “Zëri”.
Njohësit e çështjeve politike të vendit e shohin këtë shtyrje të seancave si ikje e përgjegjësisë së Qeverisë së vendit ndaj obligimeve që ka ndaj Kuvendit.
Sipas tyre, shpërfillja e raportimit në Kuvend është bërë normë e cila po lejohet edhe nga deputetët e tjerë të Kuvendit.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka thënë “Zërit” se opozita e vendit është përgjegjëse për mangësitë që po ndodhin në Kuvend, pasi ajo po e shfrytëzon mungesën e numrave të pozitës për të mos votuar pika të caktuara gjatë seancave.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër