Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës.
Sindikata ka paralajmëruar se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës të tyre.
Sipas tyre edhe pse Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorë, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.
“Kemi fol herë pas here, kemi dërguar email nuk kemi marr përgjigje nga qeveria, kështu që boll më. Do të vazhdojmë më protesta deri të miratohet ligji dhe të mirën parasysh kërkesat tona. Që dy tri qeveri na kanë refuzuar” tha Ibadete Hasani nga sindikata.
Punëtorët e Lotarisë që 1 vit nuk kanë marrë paga./arbresh.info/

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...