Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.
Hoti në një konferencë për media ka thënë se do të ndihmohen bizneset e vogla, do të ndihmohet sektori i gastronomisë, do të rriten pensionet, do të ndihmohen komunat e të tjera.
“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës 5 milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...