Qeveria e Kosovës një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Kjo është përbërja e propozuar:
Enver Peci, Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndës e drejta Penale dhe zëvendës anëtar i Komisionit, Vaton Durguti
Dastid Pallaska, anëtar i Komisionit , pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) dhe zëvendësanëtar Rafet Haxha
Nebojsa Boricic, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta Tregtare dhe zëvendësanëtar Mahir Tutuli
Afërdita Bytyqi, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut dhe zëvendësanëtar Ćerim Fazliji
Ilaz Ramajli, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e Punës dhe E drejta Administrative dhe zëvendës anëtare Shqipe Qerimi
Propozimi do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim. /Telegrafi/
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë