Pas më shumë se një vit Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e Drejtorëve në Bordin e Agjencionit Kosovar për Privatizim, për bordin e Ujësjellësit Prishtina dhe disa ndërmarrje të tjera publike.
Për bordin e AKP-së, Qeveria ka propozuar Petrit Gashin kryesues, Hasime Mazreku anëtare, Hamdi Jaha anëtar, Skender Komoni anëtar, Ismajl Januzi anëtar, Haxhi Arifi anëtar, Ranko Gjokiq anëtar dhe Bajram Zejnullahu anëtar.
Në emër të Zyrës së Kryeministrit ministrja për Dialog Edita Tahiri ka prezantuar emrat për Bordin e AKP-së dhe për UjësjellësinRajonal Prishtina dhe ndërrmarrjet tjera.
“Paraqes para jush propozim vendimin për t’i propozuar kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovarë për Privatizim si në vijim: Petrit Gashi kryesues, Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu”, theksoi Tahiri.
Për emërimin e drej toreve të Bordit në kompaninë Rajonale Ujësjellësi Prishtina, nga zyra e kryeministrit propozohen këta kandidatë: Amir Gashi kryesues, Shuajb Mehmeti, Ilir Rexhepi, Hasan Zeqiri, Ardian Syla dhe Driton Gërxhaliu.
Në mbledhjen e sotme, me vendime të ndara janë emëruar edhe drejtorët në bordet e ndërmarrjeve publike: Kompania e Ujitjes Radoniqi në Gjakovë, kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava, Gjilan dhe kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, në Prizren.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan