Delegacioni kosovar i kryesuar nga koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, gjatë ditës së djeshme ka prezantuar të arriturat në procesin e dialogut me Serbinë para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Arifi ka treguar për gazetën “Zëri” se gjatë këtij takimi Kosova ka ngritur çështjen e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë.
Ai po ashtu njoftoi se janë pajtuar me zyrtarët e BE-së që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të formohet konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës pa kompetenca shtesë.
Në anën tjetër, opozita është e pakënaqur me procesin e dialogut dhe me përgatitjen e palës kosovare në këtë proces.
Opozitarët për gazetën deklaruan se pala kosovare nuk ka se çfarë të prezantojë para shteteve të BE-së pasi nuk është arritur asgjë nga ky proces.
E njohësit e çështjeve politike theksuan se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura po e vë në pikëpyetje rezultatin e dialogut.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X