Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate për media ka përmendur qëndrimet e Bankës Botërore, në raport me gjendjen ekonomike në vend.
Në deklaratë, qeveria thotë se BB-ja, ka theksuar që brenda dekadës së fundit, Kosova ka regjistruar progres të qëndrueshëm ekonomik.
”Sipas Bankës Botërore, brenda 10 viteve të fundit Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me një rritje prej afër 50% të të ardhurave për kokë banori dhe me një ulje prej 35% të shkallës së varfërisë, duke performuar më mirë sesa vendet me të ardhura të ngjashme për kokë banori”, thuhet në komunikatë.
”Drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu është shprehur se Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i Ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin më cilësor për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin dhe gjeneratat e ardhshme”, thuhet tutje në deklaratën e Qeverisë.
Tutje qeveria shprehet optimiste se këtë vit vlera e eksportit pritet që për herë të parë kalojë shumën prej 1 miliard euro.
Derisa specifikohet mes tjerash se po i njëjti institucion, muajin e kaluar ka publikuar raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin parashikon që Kosova do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tre vitet e ardhshme; 2023, 2024 dhe 2025./Arbresh.info/
Kliko KËTU për të parë kumtesën për media nga Banka Botërore.
Kliko KËTU për të parë raportin e rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Festat nisin me Audi – marka sjell magjinë e festave p...
Barcelona thyen rekordin nëntë-vjeçar sa i përket golave të ...
Avionët rusë i afrohen Britanisë, NATO reagon me avionë luft...
Haradinaj: Vota për AAK-në është votë për rrymë më të lirë