
?????????????????
Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur keqardhje për dhunën që një grup i deputetëve të opozitës përdori sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku për pasojë disa deputetë morën lëndime dhe kërkuan ndihmë mjekësore.
Kështu thuhet në një reagim të Qeverisë së Kosovës.
“Përkundër kushteve ekstreme të krijuara nga dhuna e manifestuar nga ky grup i deputetëve opozitarë, megjithatë, falë vendosmërisë dhe përkushtimit demokratik të shumicës parlamentare, sot në Kuvend u miratuan disa projektligje me rëndësi për jetën e qytetarëve, të propozuara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i bën thirrje grupit të deputetëve opozitarë, të cilët me sjelljet e tyre të dhunshme, në veçanti sot, tejkaluan çdo kufi të sjelljes institucionale dhe demokratike, që t’i japin fund dhunës dhe çfarëdo veprimi në kundërshtim me interesat vitale të qytetarëve, të shtetit si dhe partneritetin e çmuar të Republikës së Kosovës me SHBA-të dhe vendet e BE-së”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës, përkundër këtyre rrethanave, mbetet e përkushtuar për të përmbushur obligimet e saj ligjore dhe kushtetuese, si dhe për të qenë pjesë aktive e çdo debati parlamentar i cili do t’i kontribuonte zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe proceseve integruese euroatlantike të vendit.
Përmbytjet në Shqipëri, mbi 2 miliardë euro dëme në 30 vite ...
AARC mirëpret synimin e ShBA për rifillimin e dialogut strat...
Finalja e Superkupës së Spanjës: Mësohen sa para kanë fituar...
Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të di...