Qeveria e Kosovës nesër (e premte) do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e renditë të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Burimet e Gazetës Tribuna brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi do t’i kërkojë kabinetit qeveritar miratimin e këtij projektligji dhe i njëjti të dërgohet në Kuvend.
Përveç projektligjit për Dhomat e Specializuara, në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Ky ligj është propozuar nga Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në hartimin e këtij projektligji kanë marrë pjesë edhe ekspertë kosovarë.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...