Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka:
Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh. A., me qëllim të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për Komunën e Leposaviqit.
Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 255,153.45€ (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tre euro e dyzet e pesë cent), për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026.
Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000€ (dyzetë mijë euro), për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, të cilat kontribuojnë në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës përmes organizimit të iniciativave dhe eventeve të njohura globale në këto fusha.
Mjetet ndahen për organizatat, si në vijim:
FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro); dhe
ICK – (Inovation Center Kosovo), ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro).
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...