Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar tri vendime.
Siç thuhet në njoftim sipas këtij plotësim-ndryshimi pika 2 e Vendimit Nr. 06/143 të datës 28.04.2017, zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.
“Pas pikës 2. të Vendimit të cekur më lartë shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: ‘Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri me 15 maj 2027’.
Pika 1.6 e Vendimit të Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020 zëvendësohet me këtë tekst: ‘znj. Kimete Haxholli, Udhëheqëse e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim në IKKL’ “, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...