Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e 115-të të Qeverisë, që është mbajtur sot, në të cilën janë miratuar katër vendim
Përmes një postimi në Facebook, Kurti njoftoi se janë ndarë 650 mijë euro për zbatimin e masës 1.3 dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4.
Mes tjerash, kryeministri njoftoi se janë ndarë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, qeveria ka ndarë rreth 8 milion euro për blerje të librave që ishte edhe kërkesë e MAShTI-it.
Në fund Kurti njoftoi se janë miratuar projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjes të Kredisë ndërmjet Kosovës dhe BERZh-it.
Postimi i plotë i Kurtit.
Në mbledhjen e 115-të të Qeverisë, mes tjerash:
Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.
Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...