Qeveria në detyrë po mban mbledhje. Në këtë mbledhje është shqyrtuar propozim vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesën e shtesës në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshë, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë Covid19.
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar përfituesit e ndarjes së mjeteve për muajin shkurt dhe mars për disa kategori që nuk kanë qenë të përfshira në vendimet paraprake.
“Në pikën e parë të këtij vendimi ndahen 3 milionë euro nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike tek Ministria e Arsimit e cila do të paguhet në muajin shkurt, përfshin të gjithë personelin që është i përfshirë në arsimin primar dhe sekondar.
Në pikën e dytë për sektorin e sigurisë, zyrtarët policor ndahen 700 mijë euro është fjala për 350 zyrtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në vendimit paraprak.
Në pikën e tretë për sektorin e meregjencave për zjarrëfikësit ndahen në vlerë për 180 mijë euro për pagesën shtesë nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars.
Për sektorin social ndahen mjete prej 78 mijë euro për punëtorët aktiv në qendra për punë sociale.
Për sektorin shëndetësor 100 mijë euro për profesionsitët shëndetësor – për stafin i cili paguhet nga Karitasi, ndërsa në pikën tjetër ndahen 160 mijë euro për punëtorët teknik të sektorit privat, për shërbimin e pastrimit dhe për sigurimin”, tha ajo./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...