Qeveria e Kosovës ka ndarë 31 mijë euro për integrimin e personelit nga fondi i kontingjentit për “Mbrojtjen Civile”.
Ministrja për dialog, Edita Tahirit në mbledhjen e Qeverisë tha se kjo i jep fund integrimit të strukturës “Civilna Zastita”, e cila për shumë vjet është konsideruar paralele me veprim në veri të Kosovës.
Ndërsa, ministrja e Drejtsisë, Mimoza Ahmetaj e ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin e nën komitetit të MSA së për tregti, industri, dogana dhe tatime ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Komisionit Evropian.
Ahmetaj tha janë dakorduar masat që duhet marrë në një varg sektorësh. “Komisioni evropian përshëndeti progresin e bërë nga dogana për luftimin e korrupsionit dhe kontrabandës. Një nga pikat më të rëndësishme ka qenë dhe luftimi i ekonomisë jo formale. Sa i përket politikave te industrisë është folur për zhvillimet legjislative”, tha ajo./Arbresh.info
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...