Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e 70-të në të cilën u shqyrtua 10 pika të rëndit të ditës.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, propozoi që për këshillin gjyqësor të Kosovës të ndahen mjete për të gjithë gjyqtarët që merren me krime të rënda në vlerë prej 300 eurove të cilat do të ndahen si stimulim për punën e tyre, propozim ky i cili u votua.
Po ashtu qeveria ka paraparë 87 projektligje për vitin 2016 që t’ i paraqesë në programin legjislativ për këtë vit.
Sipas zëvendëskryeministrit Kujtim Shala ende të gjitha projektligjet nuk janë hartuara andaj edhe nuk dihet kostoja e tyre.
Për këtë Shala ka kërkuar që kostot ekonomike të jenë sa më të vogla dhe të ketë kujdes me shpenzimet në mënyrë që të mos bëhen shpenzime përtej planifikimeve.
Qeveria në mbledhjen e saj po ashtu ka vendosur që anëtarë i bordit të ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale Radoniqi në Gjakovë të jetë Isuf Asllani.
Gjithashtu ministri Avdullah Hoti ka paraqitur propozimin për transferin e mjeteve deri në 40 mijë euro nga programi për Shpenzimet e Parashikuara./Arbresh.info
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...