Qeveria në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar vendimin që të ndajë mjete financiare për kompensimin e veteranëve për rregullimin e protezave dhe shërimin e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në vlerë prej 200 mijë eurosh.
Në këtë mbledhje të Qeverisë në të cilën u shqyrtuan e u raportuan 17 pika të rendit të ditës, kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar deputetët e pozitës të cilët mundësuan që në një mbledhje të mbajtur në kushte të rënda siç tha ai, kanë arritur të miratojnë buxhetin për vitin 2016.
“Shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ne në mbledhjen e kaluar arritëm ta aprovojmë buxhetin për vitin 2016 që është dokument shumë i rëndësishëm për ne, me të cilin ne sigurojmë stabilitet buxhetor dhe makroekonomik të vendit, edhe përkundër asaj që seanca është mbajtur në kushte të rënda, por kemi pasur përkushtim të deputetëve të pozitës të Kuvendit të Republikës për këtë. Përpos kësaj janë aprovuar disa ligje që janë shumë të rëndësishme për fushën e ekonomisë dhe të shtetit ligjor”, tha Mustafa.
Kryeministri foli sërish për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi duke shprehur kësisoj konsideratën e Qeverisë së Kosovës për deklaratat e bëra nga kryeministri malazez Milo Gjukanoviq që Qeveria e tij është e gatshme të rishqyrtojë marrëveshjen për vijën kufitare në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
“Dëshirova po ashtu të shprehë konsideratat tona të larta për Malin e Zi dhe për kryeministrin Gjukanoviq,lidhur me deklaratën e tij për shënjimin e kufirit. Natyrisht që edhe ne besojmë që shënjimi i kufirit është bërë në bazë të vijave administrative sipas Kushtetutës së të vitit 1974, por edhe ne kemi dhënë përkrahjen tonë që një komision ndërkombëtar i cili do të bashkëpunoj me komisionin qeveritarë dhe opozitën të bëj vlerësimin e procedurave të shënjimit të kufirit dhe që i gjithë opinionin të qartësoj rregullsinë e shënjimit të vijës kufitare. Ne nuk insistojmë se çdo është bërë në rregull apo jo, por e lëmë mundësinë e hapur që një komision i tillë ta vlerësojë këtë”, tha Mustafa.
Në mesin e pikave të miratuara në mbledhjen e 64 të Qeverisë u shqyrtua projektligji për Falimentimin, për Energjinë Elektrike, Rregullatorin e Energjisë si dhe ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimi Asociimit.
Qeveria po ashtu ka dërguar në Kuvend propozimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, emrat e të cilëve dy partnerët e koalicionit nuk kishin mundur t’i zgjidhnin në s eancën maratonike të së hënës.
Haziri reagon për prekjen e votave: Lavdi ju qoftë marria
Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK jep detajet: G...
Banorët e Koliqit në protestë, shkak mungesa e rrymës
“Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vës...
Zarfi arrin në shtëpi, çka po ndodh?
Prishtina e nis me fitore fazën përgatitore, shkëlqen transf...